- (+355)-68 600 2012
- [email protected]
- Rruga Aleksandri i Madh
Xhamia Permet
INSTITUCIONE FETARE, KOMUNITETI MUSLIMAN
Orari: Nga e Hëna në të Diel
24 h
Islami është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet (synneti) e profetit Muhamed.
Pesë „shtyllat“ e fesë islame janë detyra themelore që ka për detyrë t’i përmbushë çdo mysliman:
Shahada (shpallja e besimit islam)
Salat-i (ose namazi, të falurit pesë herë në ditë)
Zeqat-i (taksa e lëmoshës)
Zaum-i (agjërimi) gjatë ramazanit)
Haxh-i (pelegrinazhi për në Mekkë)
Rating
out of 5
Leave a comment