Varrezat e francesve Korce
INSTITUCIONE SHTETERORE, SHERBIME VENDORE
|
Posted 7 muaj ago
  • Address
    Bulevardi Rilindasit, Korçë
  • Tel
  • Email
  • Website
  • Open Hours
    08:00 - 17:00

Orari:Nga e Hëna në të Diel
24h
Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre… Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë. Qeveria franceze tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë. Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetëshme në varrezat në periferi të Korçës të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti në 640 vetë

Rating
out of 5

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *