Shkolla e Mesme Profesionale Salih Ceka Elbasan
ARSIMI, ARSIMI I MESEM
|
Posted 8 muaj ago

Orari: Nga e Hëna në të Premte
08:00-14:00
Në vitin 1969, u çel e para shkollë e mesme industriale me shkëputje nga puna me Degët: Mekanikë, Metalurgji, Ndërtim dhe Përpunim druri.
Shkolla filloi mësimin më 15 Shtator 1969, në ndërtesën e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe fillimisht kishte kishte 12 klasa me 370 nxënës.
Në vitin shkollor 1970 – 1971, shkolla u transferua dhe filloi vitin e ri mësimor në ish shkollën mjekësore dhe ekonomike (më vonë shkolla “Haxhire Myzyri”, me një personel prej 22 mësuesish.
Gjatë vitit shkollor 1971-1972 u krijuan kabinetet e Autotraktorëve, Vizatimit teknik, Gjuhëve të huaja, Përpunimit të drurit, Biblioteka, Reparti i kovaçhanës dhe i saldimit.
Fillmisht praktikat e programit mësimor zhvilloheshin në bazën prodhuese të Kombinatit Metalurgjik. Drejtimi i nxënësve bëhej nga mesuesit e shkollës dhe i nxhinierët e Kombinatit, qe jepnin mësim në shkollë.
Në vitin shkollor 1974-75, ngjitur me godinën katër kateshe të shkollës, u ndërtua baza prodhuese, ku nxënësit kryenin praktikën prodhuese në repartet Mekanikë, Auto, Axhusterisë dhe Përpunimit të drurit.

Rating
out of 5

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *