- (+355)-68 600 2012
- [email protected]
- Rruga Aleksandri i Madh
Posta Shqipatre Shkoder
INSTITUCIONE SHTETERORE, POSTA SHQIPETARE
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë
7:30-20:00
Data historike të Postës Shqiptare
• 5 Dhjetor 1912
Më 5 Dhjetor 1912, për rëndësinë specifike që kishte Posta Shqiptare, qeveria e parë kombëtare e Ismail Qemalit, një javë pas shpalljes së pavarësisë, ngriti një ministri të veçantë të Post Telegrafës, ministër i së cilës ishte eruditi Lef Nosi.Lef Nosi ishte intelektual, atdhetar, politikan dhe studiues si edhe ruajtësi i Dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë.Lef Nosi ishte gjithashtu krijues i Filatelisë së Shtetit Shqiptar, nën drejtimin e së cilit, Qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash.
• 5 Maj 1913
Vihet në qarkullim pulla e parë postare shqiptare, e cila ishte një vulë me ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypen 2232 zarfe, duke krijuar në këtë mënyrë simbolin e saj të pazëvendësueshëm edhe në ditën e sotme.
• 7 Korrik 1913
Kërkesa zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Postar Universal dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i mundur në vitin 1922.
• 13 Prill1921
Njoftimi i zyrës ndërkombëtare të Unionit të Përbotshëm Postar për Drejtorinë e Përgjithshme të PTT të Shqipërisë mbi pranimin e kërkesës së palës shqiptare lidhur me korrespondencën postare.
• 22 Korrik 1924
Krijohet shoqëria “Lidhja e Post-Telegrafistëve të Shqipërisë” e cila në kongresin saj të jashtëzakonshëm më 27 korrik – 4 gusht 1924 aprovoi statutin dhe rregulloret përkatëse, që synonin sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të PTT-së.
• 20 Maj 1947
Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores për shërbimin postar dhe telefonik.
• 25 Korrik 1979
Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor për aderimin në ndryshimet e miratuara nga Kongresi XVII i Bashkimit Postar Ndërkombëtar.
Rating
out of 5
Leave a comment