- (+355)-68 600 2012
- [email protected]
- Rruga Aleksandri i Madh
Komisariati Policise Korce
INSTITUCIONE SHTETERORE, POLICIA E SHTETIT
Orari:Nga e Hëna në të Diel
24h
Policia e Shtetit, një trajektore tejshekullore, me pikënisje të përbashkët me kombin, mëkuar me gjakun e dëshmorëve, me shpresën kah idealet rinore, herë në festë suksesesh, herë në refleksion për disfatat, ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht, garancia që Shqipëria i jep kujtdo si fletë nderi në tokën amë.Në ecurinë e saj, Policia shqiptare ka kaluar herë në kulme arritjesh dhe herë të tjera gati në shuarje, por gjithsesi në ecje, pa shkëputje.Funksionimi i saj ishte nevojë jetike e shtetit por edhe kërkesë e qytetarëve, sepse në thelbin e misionit të saj ka qenë kurdoherë shërbimi ndaj shtetit dhe komunitetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë e vendit dhe për të zbatuar ligjet.Organizimi fillestar i Policisë u bë në bazë drejtorie, me qendër në Vlorë, e drejtuar fillimisht nga gjakovari Halim Gostivari dhe më pas nga tepelenasi Fehmi Mezhgorani.Në vitet 1919-1920, qeveria vlerësoi rëndësinë e Policisë dhe organizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Qetësisë Botore, duke u dhënë kompetenca nënprefekturave dhe prefekturave që të organizojnë zyrat e Policisë dhe të caktojnë policët në detyrë. Strukturat e Policisë vendore u shtrinë në 14 nënprefektura, me efektivë: 5 komisarë, 8 nënkomisarë, 43 policë, dhe këto struktura u emërtuan “Komiseri”.Në vitin 1921, roli i Policisë u fuqizua dhe iu kushtua kujdes i posaçëm aftësimit për kryerjen e veprimeve procedurale që në çastin e njoftimit për ngjarjen, ndjekjen me shumë përgjegjësi të ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin rigoroz të tyre, në një raport në çdo 2 javë.
Rating
out of 5
Leave a comment