Fakulteti i Gjuheve te Huaja Shkoder
ARSIMI, ARSIMI I LARTE
|
Posted 7 muaj ago
  • Address
    Rruga Edith Durham, Shkodër
  • Tel
    +355 (22) 800 651
  • Website
    https://unishk.edu.al/universiteti/fakultetet/fakulteti-i-gjuheve-te-huaja
  • Open Hours
    08:00 - 20:00

Orari: Nga e Hëna në të Premte
08:00-20:00
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillesat e tij që me hapjen e katedrës së gjuhëve të huaja pranë Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, që mbulonte mësimdhënien e gjuhës ruse dhe të asaj frënge. Me shndërrimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Universitet në vitin 1991, kësaj katedre iu shtua dega e Gjuhës Angleze në vitin 1994, tashmë në përbërje të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Po pranë kësaj katedre, më 1996, hapet dega e Gjuhës Gjermane, bazuar mbi draft marrëveshjen mes Universitetit të Gracit dhe atij “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Në vitin 1998 filloi veprimtarinë e tij programi i studimit Gjuhë Italiane, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane bazuar në marrëveshjen protokollare mes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme Italiane. Në këtë marrëveshje parashikohej prania e një lektori italian, i cili zhvillon aktivitetin e tij pranë Universitetit të Shkodrës.
Në vitin 2001 miratohet hapja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili një vit më pas kishte në përbërjen e tij dy departamente, atë të Gjuhëve të Huaja, me dy seksione, të Italianistikës dhe të Anglistikës, si dhe departamentin e Gjermanistikës. Në vitin 2007, pas ndarjes së departamentit të Gjuhëve të Huaja me urdhër ministerial, Fakulteti numëronte, përveç departamentit të Gjermanistikës edhe dy të tjera, atë të Gjuhës Angleze dhe të Romanistikës. Ky i fundit që nga viti akademik 2006-2007 ka dy programe studimi bachelor në përbërje të tij, atë të Gjuhës Italiane edhe Frënge.

Rating
out of 5

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *