Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë
INSTITUCIONE SHTETERORE, PUSHTET QENDROR
|
Posted 7 muaj ago
  • Address
    Korce,Shqiperi
  • Tel
    +355 68 80 15 833
  • Website
    https://www.dpshtrr.al/vendndodhje/drejtoria-rajonale-korce
  • Open Hours
    09:00 - 18:00

Orari:Nga e Hëna në të Premte
08:00-17:00
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, është një ent që ofron rreth 2.7 milionë shërbime në vit, në fushën e automotorizimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 343, dt. 21.07.1999, në zbatim të Ligjit Nr. 8378, dt. 22 07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si institucion me vetëfinancim, me kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e pasurisë dhe kapitalit të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Transportit Rrugor.Krahas përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, DPSHTRR ka në fokusin e saj edhe përmirësimin e kulturës automotive per të sjellë një frymë ndryshimi në përqasjen e drejtimit të mjetit dhe të njohjes e rrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, duke ndërmarrë një sërë nismash të cilat i përgjigjen fushatave të ndryshme me fokus mjedisin dhe shoqërinë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e organizuar dhe funksionon me DPSHTRR si drejtori qendrore me seli në Tiranë dhe 13 Drejtori Rajonale të krijuara në bazë rajoni me qendër në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Laç, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Kompetencat, detyrat dhe të drejtat e DPSHTRR dhe Drejtorive Rajonale përcaktohen në statutin e kësaj drejtorie i cili miratohet nga Ministri.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor drejtohet nga një Këshill Drejtues, që përbëhet nga 5 anëtarë të cilët emërohen nga Ministri përgjegjës për Transportin Rrugor. Me drejtimin dhe administrimin e DPSHTRR-së është i ngarkuar Drejtori i Përgjithshëm i cili emërohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit.

Rating
out of 5

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *